Fillon kampionati në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija “frenohet” nga Shkupi. Sileksi “bombardon” Bellasicën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 20:20

Fillon kampionati në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija “frenohet” nga Shkupi. Sileksi “bombardon” Bellasicën

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së parë të sezonin 2020-2021 të kampionatit të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

117335763_3267890736566793_4806891006107893683_o
Shkëndija është ndalur barazim në derbin shqiptar me skuadrën e Shkupit, e cila përfundoi me rezultatin 2-2. Skuadra e Sileksit shpërtheu me 6 gola kundër Bellasicës. Fitore siguruan dhe Makedonija GP dhe Pelisteri, të cilat kanë mundur respektivisht Rabotniçkin (2-1) dhe Akademinë Pandev 1-0.

Sfida tjetër Renova-Struga është mbyllur me rrjeta të paprekura. Kujtojmë që ditën e djeshme Vardari, pretendent i përhershëm për titullin në Maqedoninë e Veriut së bashku me Shkëndijen, u mposht nga Boreci me rezultatin 0-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"