Fejzullahu i zhgënjyer, kërkon Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2014 | 13:18

Fejzullahu i zhgënjyer, kërkon Shqipërinë

fejzullahuErton Fejzullahu është zhgënjyer shumë shpejt me Suedinë. Ai është lodhur duke pritur një ftesë nga trajneri Erik Hamren. 26-vjeçari nga Kosova ka qenë pjesë e ekipit të parë të Suedisë në pesë ndeshje, mirëpo nuk ka luajtur në asnjë takim zyrtar. Ai ka luajtur vetëm në dy ndeshje gjatë një turneu dhe një takim miqësor. Mirëpo, kalimi i tij nga kampionati suedez, ku bënte gola me Djurgardenin në Kinë, te Bejing Guoan, ai nuk është ftuar më.

“Kam bërë 9 gola me Djurgardenin dhe 8 në Kinë. Por sërish lihem jashtë”, ka thënë sulmuesi Erton Fejzullahu për “aftonbladet.se”. Më tej ai tregon se është penduar që ka zgjedhur Suedinë para Shqipërisë. “Shqipëria më ka kërkuar për disa vjet. Por unë isha për shumë vjet në Përfaqësueset e reja të Suedisë, dhe doja ta provoja edhe ekipin e parë. Tani po ndihem i injoruar”, thekson ai, duke folur për mundësinë e zgjedhjes së Shqipërisë. “Do të shohim. Unë nuk kam luajtur asnjë ndeshje zyrtare për Suedinë, por kam qenë në pankinë në ndeshjen kundër Irlandës. Kam kontakte edhe tani me njerëz të federatës shqiptare”. Nëse FIFA do ta lejojë dhe De Biazi do ta ftojë, atëherë ka shumë gjasa që sulmuesi të bëhet pjesë e kuqezinjve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"