Faza përgatitore në Antalia, klubi i Kukësit zbulon miqësoret

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2017 | 14:47

Faza përgatitore në Antalia, klubi i Kukësit zbulon miqësoret

Klubi i Kukësit do të udhëtojë drejt Antalias për fazën përgatitore, që do të jetë nga data 4 deri në 16 janar. Kjo periudhë do ti shërbejë ekipit për të testuar lojtarët e rinj që do të ofrohen te Kukësi për pjesën e mbetur të kampionatit.

Kukesi2018

Gjate kësaj periudhe ekipi i Kukësit do të luajë dhe dy ndeshje miqësore me dy ekipe turke. Ndeshjet miqësore janë konfirmuar tashmë, dhe do të jenë me Kaiserisporin në datën 8 janar 2018, dhe me Bursasporin në datën 10 janar 2018. Ndërkohë klubi vazhdon bisedimet për ndeshje miqësorë me disa ekipe të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"