Faruk Sejdini: Fusha e Kukësit, si kamp refugjatësh. Nëse nuk e duan Jorgjin, le të dorëzojnë edhe titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2018 | 23:07

Faruk Sejdini: Fusha e Kukësit, si kamp refugjatësh. Nëse nuk e duan Jorgjin, le të dorëzojnë edhe titullin

I ftuan në studion e Rubrikës Sportive në RTSH, Faruk Sejdini, ish-trajneri i Dinamos ka komentuar ndër të tjera edhe situatën që po kalon ekipi i Kukësit, me ulje dhe ngritjet e veta.

sejdini

“Dua të them se në fushën e Kukësit nuk luhet futboll. Nuk e kuptoj dot faktin se si ekipi kampion i Shqipërisë, mund të luaj në një terren të tillë. Ajo fushë është bërë si kamp refugjatësh. Nuk mund të flitet për skema futbolli aty. Me atë gjendje, më pas vijnë edhe dëmtimet dhe traumat për futbollistët” – deklaroi “xhaxhi”.

Po në lidhje me Kukësin, për shpalljen “non-grata” të Enea Jorgjit, Sejdini u shpreh: “Nëse Kukësi vendos ta shpallë të padëshirueshëm Enea Jorgjin, atëherë le ta dorëzojë edhe titullin që mori sezonin e kaluar. Ndoshta drejtuesit mendojnë se Jorgji bën për skuadrat e tjera, atë që bëri vjet në favor të tyre.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"