Fal pikë pa fund, Besa është “Nënë Tereza” e Grupit B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 11:06

Fal pikë pa fund, Besa është “Nënë Tereza” e Grupit B

Të humbësh në futboll është diçka më se normale, u ndodh edhe skuadrave më të mëdha në botë, por të humbësh në të njëjtën mënyrë në disa takime radhazi do të thotë se ka diçka që nuk shkon dhe që nuk mund të anashkalohet.

Dinamo Besa

Kështu po i ndodh në këtë kampionat Besës, e cila edhe me Apoloninë javën e fundit e ka lëshuar fitoren nga duart në minutën e fundit, duke shkaktuar një 11-metërsh. Ashtu si thuajse në të gjitha ndeshjet, verdhezinjtë kaluan të parët në epërsi me Carën, më pas patën disa raste për t’i mbyllur llogaritë, ku ato më idealet ishin me autorë Onuh e Çelhakën dhe përsëri kundërshtari ka barazuar.

Besa është ndëshkuar si në të gjitha ndeshjet edhe në Fier. Vërtet një “Nënë Terezë” e Grupit B skuadra kavajase, që fal pikë. E çuditshme kjo që ndodh me kavajasit, të cilët shënojnë, krijojnë një mori rastesh dhe në fund dalin me 1 ose 0 pikë. Kavajasit e nisën me Orikun serinë e “dhuratave”, vijuan me Lushnjën dhe Ilirinë e së fundi Apoloninë.

besa

Skuadra e trajnerit Magani dhuron pikë në dëm të vetes. Një situatë tragjikomike për skuadrën kavajase, që me këtë ritëm i është larguar ndjeshëm kreut të renditjes dhe nëse vazhdon kështu, mund të rrezikojë seriozisht të shkojë edhe në fund. Nuk mund të bëhen të njëjtat gabime në çdo ndeshje nga një skuadër profesioniste futbolli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"