Fagu me sulm “vrasës” në derbi, ja plani kundër Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2024 | 10:24

Fagu me sulm “vrasës” në derbi, ja plani kundër Dinamos

Tirana ka vazhduar përgatitjet për sfidën e të dielës me Dinamon. Trajneri Erbim Fagu duhet të bëjë pa Erjon Hoxhallarin. Në këto kushte bardheblutë janë pa një qendërmbrojtës, ndërsa në emergjencë mund të aktivizohet Filip Najdovski i sapokthyer në stërvitje.

FAGU

Veç maqedonasit, skuadra ka vetëm Lulajn, Haxhiun, Përgjonin dhe Micin, që mund të luajnë në qendër. Gjithsesi, bardheblutë shpresojnë shumë te rikthimi i Filip Najdovskit. Përsa i përket formacionit, Najdovski do të jetë titullar së bashku me Lulajn Përgjonin dhe Haxhiun. Në mesfushë Jonuzi, Deliu dhe Lushkja. Në sulm treshja Latifi-Abazaj dhe Nikqi. Ndoshta Patrik do ta nisë nga stoli. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Fakt është që Tirana do të ketë mungesën e Hoxhallarit dhe Metës në mbrojtje.

KUNDËRSHTARI – Tirana është në këtë moment që flasim në vendin e pestë me 36 pikë. Gjithsesi, e veçanta është në këtë sezon se skuadra bardheblu etiketohet si ekipi i përmbysjeve. Kështu, nga 27 takime të luajtura, ekipi ka fituar nëntë ndeshje dhe ka barazuar nëntë të tjera. Nga nëntë takime të fituara, në pesë prej tyre Tirana ka triumfuar me përmbysje. Katër janë kundër Dinamos dhe Kukësit me të njëjtin rezultat 3-2, ndërsa një ndeshje është mbyllur 3-1, pikërisht sfida me Skënderbeun. Tirana i luan më shumë sesa gjysmat e ndeshjeve në shtëpi. Nga 9 takime, bardheblutë luajnë pesë sfida në fushën e vet dhe vetëm katër takime si udhëtues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"