Etrit Berisha më i miri në fushë ndaj Moldavisë, ja notat e Kombëtares sipas “Sofa Score” 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 20:48

Etrit Berisha më i miri në fushë ndaj Moldavisë, ja notat e Kombëtares sipas “Sofa Score” 

Mbrëmja e 17 nëntorit u gëdhend me gërma të arta në historinë e Kombëtares shqiptare, teksa kuqezinjtë e Silvinjos, arritën të siguronin matematikisht kualifikimin pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj Moldavisë.  

Kombetarja

Cikalleshi shënoi golin e parë me penallti në të 24-t, ndërsa vendasit do të barazonin në minutën e 87-të me Boboglo. 

Në fundin e kësaj sfide, sipas statistikave të faqes së specializuar “Sofa Score”, lojtari me notën më të lartë rezultoi Etrit Berisha, me vlerësimin 7.8, teksa podiumi u plotësua nga Bajrami dhe Seferi.  

Ndërkohë për sa i përket 3 futbollistëve më pak të vlerësuar, ata janë Hysaj, Daku dhe Gjasula. Ja tabela e plotë:  

sofa notat

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"