Ethemi: Në Kukës nuk ndihem komod prej fushës, i lumtur që sot i dhashë fitoren ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2017 | 18:38

Ethemi: Në Kukës nuk ndihem komod prej fushës, i lumtur që sot i dhashë fitoren ekipit

Lojtari më i mirë i sfidës mes Teutës dhe Kukësit, u zgjodh Valon Ethemi. Në intervistën pas ndeshjes në Gol pas Goli, mesfushori i Kukësit, u shpreh i kënaqur për golat. Ai gjithashtu tha se ndihet më komod kur luan në transfertë, pasi fusha e vogël e Kukësit, nuk i lejon reahti një lojtari të shpejtë si ai.

ethemi

20 vjeç. Tek Kukësi po rigjeni formën më të mirë. 2 gola të shënuar, të 2 ndaj Teutës.

“Jam shumë i lumtur që shënova sot. Ndihmova ekipin dhe fituam ndeshjen.”

Sa gola do dëshironit nga ky kampionat?

“Nuk mund të them se sa gola, por jam i kënaqur që kam shënuar. Nuk mund ta krahasoj Kukësin me Mamurrasin, pasi këtu është shumë më e vështirë. Por, është si ëndërr, që kam kaluar nga Mamurrasi tek Kukësi.”

Rivali që keni pasur më shumë vështirësi me Kukësin?

“Sigurisht, ndeshja më e fortë e kampionatit ishte ndaj Skënderbeut. Për mua personalisht, ishte si reklamë të luaja në atë ndeshje.”

Një nga zbulimet e këtij sezoni. Sa e vështirë është për një lojtar si ti, që luan në një fushë me bar sintetik në Kukës?

“Në Kukës, fusha është më e vogël në përmasa. Për një lojtar të shpejtë si mua, në transferta kam më shumë hapësira, dhe ndihem më komod.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"