“Është fat të luash si titullar te Vora”, një 19-vjeçar karikon ekipin para transfertës së Fierit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 14:30

“Është fat të luash si titullar te Vora”, një 19-vjeçar karikon ekipin para transfertës së Fierit

Vora kërkon fitoren kundër Apolonisë, një përballje rivalësh të zonës “play-off”. Në këtë trajneri Endri Zjarri pritet të ketë edhe rikthimin e titullarëve që kanë munguar në javët e fundit, Në prag të kësaj transferte, 19-vjeçari i Vorës, Qazim Jakupi, u shpreh:

vora

“Për mua është fat të luaj si titullar me Vorën. Gjatë aktivizimeve me ekipin e parë, jam munduar të bëjë më të mirën. Dua të tregoj aftësitë dhe mendoj se jam rrugën e duhur. Jam i ndërgjegjshëm se te Vora është e vështirë të kesh hapësirë për shkak të konkurrencës, por jam munduar ta bëj këtë. Vora ka lojtarë me nivel, që janë në gjendje të bëjnë mrekullira në ndeshje.

Këtë javë do të luajmë kundër Apolonisë, nuk mendoj se do të jem titullar, por jam i gatshëm të jap gjithçka nëse trajneri më beson minuta. Ky takim në Fier merr rëndësi për pozitat tona në renditje. Jam i bindur se Vora këtë herë do të rikthehet te fitorja”.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"