Ervin Bulku publikon listën e Shqipërisë U17 për pjesëmarrjen në Europian, dominojnë emrat nga kampionati shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2022 | 20:19

Ervin Bulku publikon listën e Shqipërisë U17 për pjesëmarrjen në Europian, dominojnë emrat nga kampionati shqiptar

Trajneri i përfaqësueses shqiptare U17, Ervin Bulku, ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për pjesëmarrjen në fazën e parë të Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe. Shqipëria do të luajë në datat 20, 23 dhe 26 tetor përkatësisht ndaj Suedisë, Kroacisë dhe Uellsit në eliminatoret që do të zhvillohen në Kroaci.

kombetarja u17 shqiperia

Ekipi është mbledhur që ditën e sotme, duke nisur punë fillimisht me lojtarët të cilët luajnë në kampionatin shqiptar dhe që përbëjnë shumicën në këtë listë, pasi 14 nga 23 lojtarët e grumbulluar nga Bulku janë nga akademitë e klubeve vendase. Pjesa tjetër janë kryesisht nga klubet italiane, ndërsa kë një lojtar i cili aktivizohet me akademinë e Ado den Hag në Holandë e një tjetër me Kristal Palas në Angli.

LISTA E SHQIPËRISË U17

sdfsdfsdfsdfffff

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"