Ergys Kaçe i jep lamtumirën Panathinaikosit, rikthehet tek PAOK, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2019 | 15:42

Ergys Kaçe i jep lamtumirën Panathinaikosit, rikthehet tek PAOK, por…

Nëpërmjet një postimi në Instagram, mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe, deklaron se e ka mbyllur aventurën e tij me Panathinaikosin në Greqi.

ergys kace

25-vjeçari, që nga viti 2018 ishte dhënë në huazim nga skuadra e PAOK-ut, që ka edhe kartonin e tij, por problemet financiare të Panathinaikosit kanë bërë që të mos e blinte dot mesfushorin shqiptar.

Doja të falënderoja shokët e skuadrës dhe trajnerët që kam punuar këto muaj. Një falënderim i madh për ata që më mbështetën që nga dita e parë në skuadër. Ju uroj çdo sukses për të ardhmen, dhe të riktheheni atje ku përkisni” – shkruan Kaçe në shenjë falënderimi për Panathinaikosin.

Gjithsesi, tek kampionët e PAOK shqiptari nuk ka një vend të sigurt, dhe me siguri do të gjejë një skuadër tjetër për të vijuar karrierën.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"