Ëndrra e çdo fotografi, flet personi që shkrepi foton e Mesit e cila theu çdo rekord: Por mua më pëlqen origjinali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2022 | 22:48

Ëndrra e çdo fotografi, flet personi që shkrepi foton e Mesit e cila theu çdo rekord: Por mua më pëlqen origjinali

Një foto që publikohet në çdo cep të botës. Kjo është ëndrra e madhe çdo fotografi dhe 55-vjeçari Shon Boterill e ka bërë realitet. Foto që ai shkrepi pas finales së Kupës së Botës në Katar, është bërë më e pëlqyera në rrjetet sociale duke thyer çdo rekord të mundshëm.

sdsddsds

Ajo është foto e Lionel Mesit me trofeun, e publikuar nga argjentinasi në Instagram dhe ka për momentin rreth 73 milionë pëlqime. Vetë Boterill ka folur për atë foto që tashmë do të hyjë në histori. “Kjo është çmenduri, ka më shumë pëlqime se sa është popullsia e Britanisë së Madhe.

Mesi u ul me familjen e tij për një kohë të gjatë pas ceremonisë. Më pas ai u çua dhe po ecte drejt tifozëve që këndonin emrin e tij. Ndaj unë prita pranë portës, para reklamave dhe tribunës së tifozëve. Pastaj gjithçka ndodhi shumë shpejt. Mesi kaloi poshtë portës dhe u shfaq para meje, teka e mbante në shpatulla ish-shoku i tij i skuadrës, Serxhio Aguero. Ishte situatë e pazakontë.

Ai e ka ngushtuar foton në Instagram, pasi origjinalja ka më shumë ambient në sfond, ndërsa këtu shihen vetëm ai dhe trofeu. Mua më pëlqen fotoja origjinale të them të drejtën, se tregon edhe fytyrat e njerëzve që e shohin me admirim dhe janë me celularë në duar duke i shkrepur foto”, tha fotografi britanik.


View this post on Instagram

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"