Emocione të jashtëzakonshme te Teuta, lojtarët e Laçit shpërthejnë në lot. Ja pikantet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2021 | 20:33

Emocione të jashtëzakonshme te Teuta, lojtarët e Laçit shpërthejnë në lot. Ja pikantet

Emocione të jashtëzakonshme, por edhe lot gëzimi. Lojtarët, stafi dhe drejtuesit e Teutës kanë përjetuar drithërima në Laç, pasi fitorja e Vllaznisë në stadiumin “Air Albania” kundër Partizanit ua ktheu barazimin si fitore të artë dhe për më tepër me titullin më pranë se kurrë. Nga ana tjetër, në momentin që lojtarët nisën të hapnin telefonat për të mësuar rezultatin e ndeshjes në Tiranë, përqafimet te durrsakët u lanë vendin lotëve në kampin kurbinas.

teuta

Arbitri Hamiti vërshëlleu përfundimin në barazim të këtij takimi, por në kryeqytet duhej edhe një minutë që të mbyllej ndeshja. Një gol i Partizanit i prishte të gjitha llogaritë, por kur u mësua se çdo gjë përfundoi me triumfin e kuqebluve, festa te durrsakët shpërtheu. Presidenti Edmond Hasanbelliu, drejtori teknik Sulejman Starova dhe trajneri Edi Martini festuan të shfrenuar me skuadrën në dhomat e zhveshjes. “Panorama Sport” zbulon se klubi pritet të japë 150 mijë euro premio për fitimin e titullit, por kjo do të konfirmohet vetëm pas ndeshjes me Apoloninë. Gazeta ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme.

* Për shkak të mungesës së ambulancës në stadiumin “Air Albania”, edhe ndeshja në Laç nisi me vonesë. Natyrisht, kjo u bë për të pritur pikërisht momentin kur do të fillonte takimi Partizani-Vllaznia, në mënyrë që të mos kishte aludime. Në orën 17:20 arbitri Hamiti vërshëlleu për nisjen e takimit, në një kohë që si për vonuar çuditshëm startin, u kontrolluan edhe një herë rrjetat e portave.

* “Gol Vllaznia”, ishte thirrja që pushtoi stadiumin e Laçit në momentin që shkodranët shënuan ndaj Partizanit. Të dyja ekipet e shtuan ritmin, por me Laçin që ishte më kërkues, pasi duhej vetëm fitorja. Barazimi ishte një rezultat që i bënte punë më tepër Teutës.

* Portieri Sherri, sulmuesi Xhixha dhe kapiteni Ignjatoviç, nuk janë përmbajtur dot pas ndeshjes, teksa kanë shpërthyer në lot.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"