Emiljano Çela ka një forcë më shumë, mesfushorit i del viza dhe rikthehet te Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 9:47

Emiljano Çela ka një forcë më shumë, mesfushorit i del viza dhe rikthehet te Kastrioti

Kastrioti pret Teutën të shtunën në stadiumin e Kamzës, në njëndeshje ku të besuarit e Emiliano Çelës do të kërkojnë të marrin tri pikë.

ONANUGA

Krutanët vijnë pas barazimit 0-0 ndaj Egnatias në Rrogozhinë dhe stafi teknik ka mbetur i kënaqur nga forma që skuadra ka treguar.

Sfida e radhës shihet si mundësia më e mirë për një fitore.

Aktualisht i vetmi lojtar që është në dyshim për këtë përballje është mesfushori Edon Hasani.

Shkodrani pësoi një dëmtim në kavilje në minutën e 83-të të ndeshjes ndaj Egnatias dhe gjasat janë të mungojë ndaj Teutës, edhe pse kjo do të konfirmohet në ditët në vazhdim.

Ndërkohë, “Panorama Sport” mëson se një lajm i mirë për trajnerin Çela është fakti se së fundmi ekipit iu bashkua edhe mesfushori nigerian, Olauale Onanuga.

Prej javësh ai priste vizën për t’u rikthyer në Shqipëri dhe më në fund ka mbërritur, duke qenë tashmë një forcë më shumë për mesfushën krutane.

Në sezonin e kaluar Onanuga bëri paraqitje shumë të mira dhe jo më kot klubi i besoi nigerianit edhe një vit tjetër kontratë.

Mësohet se gjatë kësaj periudhe ai është stërvitje në vendlindje.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"