Elseid Hysaj ndez “motorët”, debuton në Ligën e Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2016 | 9:43

Elseid Hysaj ndez “motorët”, debuton në Ligën e Kampioneve

Më mirë se kaq nuk mund të shkonte. Pas një viti ku luftoi dhëmbë për dhëmbë me Juventusin për titullin kampion, pasi arriti të ishte pjesë e Kombëtares shqiptare që luajti për herë të parë në një Europian, ditën e sotme do të luajë edhe në Ligën e Kampionëve. Është vetëm 22 vjeç, por ka arritur kaq shumë në pak vite karrierë. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili do të debutojë në Champions ndaj Dinamos së Kievit.

Hysaj vs Pogba

Kjo është hera e parë që futbollisti shqiptar luan në këtë kompeticion kaq të rëndë- sishëm, pasi një vit më parë Napoli luajti në Europa Ligë. Mauricio Sarri e la pushim mbrojtësin e djathtë pak ditë më parë, duke e konsideruar si një aset të rëndësishëm për një ndeshje delikate si ajo ndaj Dinamos së Kievit. Portalet pranë skuadrës së Napolit i kanë dhënë një rëndë- si të veçantë faktit që Hysaj do të rikthehet titullar, duke e konsideruar të blinduar krahun e djathtë të mbrojtjes.

Sarri s’ka besim

Nëse mediat i thurin elozhe Napolit dhe mendojnë se në Ukrainë do të jetë një ndeshje e lehtë, trajneri i këtyre të fundit bën thirrje për kujdes. Ai nuk beson se ekipi do të fitojë lehtësisht, pasi thotë se kundërshtarët janë shumë të fortë dhe kanë eksperiencë në këtë kompeticion.

“Më duket budallallëk që mendoni se ndeshja ndaj Dinamos së Kievit është e lehtë. Përpara një viti ata arritën të shkonin më shumë se Shahtjori, ndërsa tani ju thoni që për Napolin do të jetë e lehtë. Grupi ynë është shumë i vështirë, prandaj duhet të bëjmë kujdes për ta nisur sa më mirë aventurën në Ligën e Kampionëve. Dinamo është ekip që luan mirë me topin, por ne do të bëjmë ndeshjen tonë. Sigurisht që, nëse nuk do të kemi forcë për të bërë lojë të barabartë, mund t’i godasim me kundërsulm”, tha Sarri në konferencën për shtyp.

Bashkë me trajnerin e Napolit ishte edhe sulmuesi Milik, i cili tha se është shumë i lumtur që do të luajë në Champions dhe shpreson ta ndihmojë skuadrën për të arritur rezultate pozitive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"