Elozhe mbrojtësit shqiptar të Veronës: I vetmi që s’iu tremb Lukakut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 9:53

Elozhe mbrojtësit shqiptar të Veronës: I vetmi që s’iu tremb Lukakut

Ndërsa Kumbullës iu desh që të ndalej nga një dëmtim, në momentin e tij më të mirë, edhe futbollisti tjetër me gjak shqiptar, Amir Rrahmani, vazhdon që të marrë komplimente nga media italiane. 

lukaku rrahmani

 

Pas duelit kundër Interit, specialistët e “Eurosport”-it i dhanë notën 6.5, por në disa media të tjera figuroi edhe nota 7 për qendërmbrojtësin kosovar:

“Konfirmimi i radhës nga ana e tij. Në lojën në ajër, vështirë që ta frenonte dikush, por në të njëjtën kohë ishte i vetmi që nuk iu tremb dhe ai që luftoi në çdo duel, trup më trup me gjigantin Lukakun.  Shkurt, një mbrojtës shumë i zoti dhe mjaft i fuqishëm”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"