EKSKLUZIVE/ Skënderbeu firmos me një mesfushor brazilian, Takaj pret që 25-vjeçari të bëjë diferencën (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2021 | 12:36

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu firmos me një mesfushor brazilian, Takaj pret që 25-vjeçari të bëjë diferencën (VIDEO)

Skënderbeu bën një goditje të rëndësishme një javë para mbylljes së merkatos.

ske 2

Presidenti Ardjan Takaj ka konfirmuar ekskluzivisht për “Panorama Sport”, se mesfushori brazilian, Zhan Viktor, është lojtari më i ri i klubit korçar.

Lojtari që luan në qendër të mesfushës luan prej katër vitesh në Portugali dhe mendohet se do të bëjë diferencën në kampionatin shqiptar.

Viktor mbërrin nesër në Shqipëri, ndërsa klubi ka bërë gati federimin e tij. Ndërkohë, një prej lojtarëve të afruar së fundmi, mbrojtësi ganez Abei Agbodzie, pritet të huazohet te Maliqi në pjesën e mbetur të sezonit.

ske 1ske

LLAZI SARO- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"