EKSKLUZIVE/ Skandal në Korçë, sulmohet me gurë autobusi i lojtarëve të Tiranës pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2023 | 23:57

EKSKLUZIVE/ Skandal në Korçë, sulmohet me gurë autobusi i lojtarëve të Tiranës pas ndeshjes

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur pas ndeshjes mes Skënderbeut dhe Tiranës në qytetin e Korçës. Teksa bardheblutë po bëheshin fati të largoheshin nga stadiumi, tifozë të skuadrës vendase kanë vandalizuar autobusin e ekipit kryeqytetas.

Collage Maker-05-Nov-2023-07-51-PM-1384

Siç shihet në fotot e siguruara nga “Panorama Sport”, tifozët vendas kanë goditur me gurë automjetin, duke thyer një nga xhamat anësorë të tij.

WhatsApp Image 2023-11-05 at 7.34.32 PM (1) (1) WhatsApp Image 2023-11-05 at 7.34.32 PM (2) WhatsApp Image 2023-11-05 at 7.45.03 PM (1)

Për fat, asnjë nga futbollistët bardheblu nuk ka qenë aty i pranishëm në ato momente dhe nuk ka pasur të lënduar nga ky incident i shëmtuar në përfundim të një ndeshje shumë të ndezur e të luftuar mes dy skuadrave në fushën e lojës.

PANROAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"