EKSKLUZIVE/ Presidenti i Teutës: Shkurtaj na u bë si Ibrahimoviç, kam telefonuar vetëm një herë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2018 | 13:55

EKSKLUZIVE/ Presidenti i Teutës: Shkurtaj na u bë si Ibrahimoviç, kam telefonuar vetëm një herë…

Pas mbrojtësit të djathtë Erlis Frashëri, është Renato Arapi goditja e dytë e Teutës në merkaton e dimrit. Edhe pse durrsak, mbrojtësi i majtë nuk ka luajtur asnjëherë me skuadrën e vendlindjes.

Hasanbelliu

Lajmin për transferimin e bujshëm e konfirmoi ekskluzivisht për “Panorama Sport” vetë presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu. Ky i fundit tregoi planin në merkato, të vërtetën për Vasil Shkurtajn, si dhe bashkëpunimin e frytshëm me aksionerin Ardian Bardhi.

 

Si është e vërteta në lidhje me sulmuesin e Luftëtarit, Vasil Shkurtajn, për të cilin Kukësi pretendon se i ka blerë kartonin?

Është fryrë kjo çështje, Shkurtaj nuk është Ibrahimoviç. Nuk jemi takuar asnjëherë me lojtarin, thjesht kam telefonuar vetëm Golen (i referohet presidentit të Luftëtarit), duke marrë informacion për kontratën e tij. Kaq, asgjë më tepër. Lojtari të bëjë çfarë të dojë, por ne s’kemi interes për të, edhe nëse nuk shkon te Kukësi.

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"