Ekskluzive/ Plas te Partizani, Telushi debat me Dalipin dhe lë stërvitjen (foto)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2018 | 22:58

Ekskluzive/ Plas te Partizani, Telushi debat me Dalipin dhe lë stërvitjen (foto)

Partizani duket se po kalon momente tensioni. Kjo është reflektuar në stërvitjen e sotme. Një debat është zhvilluar mes mesfushorit Telushi dhe trajnerit Dalipi. Vlonjati kur duket se nuk e ka parë veten të përfshirë në formacion për ndeshjen e nesërme ka debatuar ashpër me trajnerin e tij.

telushi
Telushi duke dalë jashtë stërvitjes me këpucë në dorë

Debati mbërriti kulmin pas pak minutave diskutim dhe për pak sa nuk precipitoi në përplasje fizike, por ndërhynë lojtarët dhe i ndanë. Pas kësaj Telushi mori këpucët në dorë dhe u largua. Nuk dihet tashmë fati i mesfushorit, klubi pritet të marr masa për këto veprime. “Panorama Sport” e pranishme në stërvitjen e të kuqëve ndoqi gjithë debatin nga afër.

Ilir Cara

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"