EKSKLUZIVE/ Ndarje me mirëkuptim nga helvetët, fantazisti që po shkëlqen në Itali i thotë “po” Kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 23:58

EKSKLUZIVE/ Ndarje me mirëkuptim nga helvetët, fantazisti që po shkëlqen në Itali i thotë “po” Kombëtares shqiptare

Nedim Bajrami ka zgjedhur Shqipërinë. Mesfushori fantazist ka pranuar ftesën e trajnerit Edi Reja dhe insistimin për ta veshur kuqezi.

Nedim-Bajrami

“Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht edhe zgjedhjen që ka bërë futbollisti me origjinë nga Tetova dhe mënyrën e ndarjes që ka bërë me përfaqësuesen helvete, pjesë e së cilës ka qenë me U-21.

NDAHET ME HELVETËT…

Burime të besueshme në FSHF kanë bërë me dije për gazetën edhe ndarjen që lojtari ka bërë me helvetët. Bajrami ka zhvilluar një videokonferencë me trajnerin e kombëtares së Zvicrës, Petkoviç, si dhe drejtues të federatës helvete për t’u bërë atyre me dije vendimin për të zgjedhur Shqipërinë.

FUSSBALL, CHE HRV, SCHWEIZ KROATIEN, LAENDERSPIEL, FREUNDSCHAFTSSPIEL, TESTSPIEL, U21, U-21,

Bajrami ka kërkuar prej tyre respektimin e vullnetit të tij për të luajtur me Kombëtaren e Shqipërisë si dhe ndarjen prej helvetëve me mirëkuptim dhe pa krijuar polemika. Të njëjtat burime në federatë bëjnë me dije se ky ka qenë meraku kryesor i talentit 21-vjeçar, pra që të mos largohet nga Zvicra me polemika. Bajrami ka qenë pjesë e të gjithë zinxhirit të ekipeve kombëtare të Zvicrës që nga U-15 deri së fundmi tek U-21 me të cilën ka regjistruar 12 ndeshje dhe një gol të shënuar. …

”PO” SHQIPËRISË

Vendosmëria e trajnerit Edi Reja ka qenë një nga faktorët që e ka bindur djaloshin të pranojë fanellën kuqezi. Absolutisht, bindjet dhe dëshira e tij personale si dhe e familjarëve të tij janë shtysë për këtë zgjedhje, por biseda dhe kontakti me trajnerin italian dhe drejtues të lartë të FSHF-së kanë qenë intensivë.

Bajrami

Kësisoj, pas bisedës dhe vendimit të komunikuar për trajnerin Petkoviç si dhe drejtuesit e federatës helvete, Bajrami ka njoftuar edhe trajnerin Reja për t’i konfirmuar dëshirën që të luajë me Shqipërinë si dhe duke dhënë dakordësinë e tij që të nisin të gjitha procedurat e ndryshimit të përfaqësueses.

Në vijim, federata shqiptare do të duhet të plotësojë të gjithë dokumentet për kërkesë në FIFA që 21- vjeçari të jetë gati për Shqipërinë në ndeshjet e marsit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"