Luan sezonin e parë në Superiore, dy ekipe greke duan sulmuesin e Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 11:08

Luan sezonin e parë në Superiore, dy ekipe greke duan sulmuesin e Luftëtarit

Luftëtari i këtij sezoni, pavarësisht se zbriti nga Superiorja, sërish la gjurmë me afirmimin e disa lojtarëve të rinj, që premtojnë shumë për të ardhmen. Njëri prej tyre është pikërisht sulmuesi 20-vjeçar, Arbër Mehmetllari, i cili u afrua te gjirokastritët në muajin janar pas një eksperience të shkurtër në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit dhe Rudes. Shtatlarti ka shënuar një gol ndaj Kukësit, ndërsa ka qenë titullar konstant me bluzinjtë në majën e sulmit.mehmetllari

Mehmetllari është grumbulluar rregullisht nga Kombëtaret e moshave, ndërsa së fundmi për të kanë ardhur në klub edhe oferta konkrete. “Panorama Sport” mëson se për talentin me origjinë nga kryeqyteti, interesohen zyrtarisht dy skuadra greke, por emrat e klubeve mbahen sekret nga drejtuesit bluzinj.

Nuk përjashtohet mundësia që pas përfundimit të sezonit, Mehmetllari të shitet në një prej klubeve greke që palët kanë nisur bisedimet. Në përbërje të gjirokastritëve janë edhe të tjerë lojtarë në “lupën” e skuadrave të Superiores, pikërisht emra si Lika, Lala, Çela etj.

mehmetllari arber

TITULLARËT – Trajneri Neritan Novi pritet të bëjë pak ndryshime në krahasim me formacionin që hodhi në fushë në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë. Në portë rikonfirmohet Avernold Qyrani, ndërsa në mbrojtje nga krahët do të luajnë Redon Dragoshi dhe Armenis Kukaj. Në qendër të këtij reparti do të vendoset dyshja Isufi-Duka.

Në mesfushën me tre lojtarë do të pozicionohen emra si Puci, Qato dhe Hyseni. Ndërsa në sulm me Mehmetllarin në majë, nga krahët do të luajnë Gresild Lika dhe një mes Haxhiut dhe Joan Çelës. Kandidat për formacion janë edhe Elian Çelaj e Aldrit Oshafi, të cilët konsiderohen lojtarë të rëndësishëm.

for

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"