EKSKLUZIVE/ Kërkohet në Spanjë dhe në Amerikën Latine, zbulohet sulmuesi që interesohet Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 18:43

EKSKLUZIVE/ Kërkohet në Spanjë dhe në Amerikën Latine, zbulohet sulmuesi që interesohet Partizani

Francis Afriyie është sulmuesi që po interesohet së fundmi skuadra e Partizanit.

francis-afriyie

Ish-sulmuesi i Bekhem Junajtid është në radarin e disa klubeve në Europë dhe në Amerikën e Jugut, përfshirë këtu edhe Partizanin.

Ganezi momentalisht luan me skuadrën e Gor Mahias dhe ka bërë një sezon që ka rënë në sy.

Afriyie kërkohet gjithashtu edhe nga Real Zaragoza në Spanjë dhe klubi i Atletiko Saltilo, që ka kontaktuar zyrtarisht me të.

Sulmuesi 24-vjeçar ka luajtur gjithashtu me Vojvodinën në Serbi, Murcielagos në Meksikë dhe Bekhem Junajtid në Ganë. Këtë sezon ai është aktivizaur në 11 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"