EKSKLUZIVE/ Ishin për provë te Skënderbeu, zbulohet e ardhmja e dy lojtarëve që po stërviteshin me korçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2022 | 14:44

EKSKLUZIVE/ Ishin për provë te Skënderbeu, zbulohet e ardhmja e dy lojtarëve që po stërviteshin me korçarët

Veç afrimeve të Frashërit dhe Antoniadhis, duket se janë ende në fazë vlerësimi dy lojtarët e tjerë që janë bashkuar me ekipin.

KLODIAN GJINO

Si Klodian Gjino, ashtu edhe Skerdilajd Levendi kanë luajtur në testin miqësor me Dinamon, por trajneri bardhekuq ka kërkuar më shumë kohë në dispozicion për të krijuar një ide më shumë se sa të vlefshëm mund të jenë për skuadrën dy lojtarët në fjalë.

LEVENDI

Gjithsesi, “Panorama Sport” mëson se Gjino dhe Levendi nuk pritet të vijojnë provën te Skënderbeu, pasi Memelli ka vërejtur se lojtarët nuk e bëjnë dot diferencën nga pjesa tjetër e skuadrës.

Levendi aktivizohet si mesfushor qendre dhe ka luajtur me Apoloninë, ndërsa Gjino ishte pjesë e Hania në Greqi sezonin e shkuar dhe luan gjithashtu në mesfushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"