Ekskluzive/ Ish-trajneri i Flamurtarit pranë stolit të Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2017 | 13:49

Ekskluzive/ Ish-trajneri i Flamurtarit pranë stolit të Kukësit

Pas largimit të serbit Milinkoviç, stoli i kampionëve të Kukësit ka ngelur vakant. Të shumtë janë emrat që kanë qarkulluar, por presidenti Gjici mesa duket nuk do të nxitohet në zgjedhje. Burime të sigurta pranë “Panorama Sport” bëjnë me dije, se drejtuesit e klubit verilindor kanë pasur ditën e sotme një takim me ish-trajnerin e Flamurtarit, Zekirija Ramadani.

gjici

39-vjeçari shihet si një alternativë e mundshme nga ana e presidentit, pasi njeh mirë futbollin shqiptar. Në sezonin 2010-2011, Ramadani ka qenë pjesë e Flamurtarit si futbollist, ndërsa në sezonin 2016, ai mori drejtimin e skuadrës vlonjate si trajner i parë. Aventura e tij nuk zgjati shumë me klubin kuqezi, për shkak të rezultateve të dobëta.

Ramadani2

Pas Flamurtarit, 39-vjeçari, drejtoi skuadrën kampione të Kosovës, Trepça 89’, ndërsa aktualisht është pjesë e Feronikelit.

Ramadani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"