EKSKLUZIVE/ Flamurtari, reagon Idrizi: Ja e vërteta e largimit të trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2019 | 22:30

EKSKLUZIVE/ Flamurtari, reagon Idrizi: Ja e vërteta e largimit të trajnerit

“Panorama Sport” publikoi ekskluzivisht dy orë më parë lajmin e largimit nga Flamurtari të trajnerit Gerd Haxhiu dhe drejtorit sportive, Artim Pollozhani.

Sinan-Idrizi

Kjo konfirmohet tashmë edhe nga vetë administratori i klubit, Sinan Idrizi, i cili tregon arsyet e “divorcit” të papritur, ndërsa përjashton faktin që të kenë ndikuar problemet financiare.

“Historia është e tillë. Haxhiu dhe Pollozhani nuk donin që pjesë e Flamurtarit të bëhej një lojtar i njohur i Superiores, me të cilin unë kam gjetur marrëveshjen. Ata vendosën një kusht të panegociueshëm. Kësisoji, unë zgjodha lojtarin dhe njëkohësisht largimin e trajnerit dhe drejtorit. Nuk ka lidhje kjo histori me çështje financash. Ky është vendimi im”, sqaroi Idrizi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"