EKSKLUZIVE/ Flamurtari bind sulmuesin e Kukësit, prezantimi çështje orësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2024 | 8:58

EKSKLUZIVE/ Flamurtari bind sulmuesin e Kukësit, prezantimi çështje orësh

Flamurtari godet në merkato, gjen sulmues në elitë. Peruani Sebastian la Torre nga Kukësi ka përfunduar në Vlorë.

14

Qendërsulmuesi ka arritur tashmë akordin me klubin dhe dje ka zbarkuar në qytetin bregdetar. Lajmi mësohet ekskluzivisht nga “Panorama Sport” dhe çështje orësh, pritet prezantimi i tij. 25-vjeçar vjen me misin të qartë: të ndihmojë kuqezinjtë për ngjitjen. Edhe pse kishte firmosur për dy sezone me verilindorët, këta të fundit nuk i janë bërë pengesë. E kanë lënë që të largohet para kohe. Destinacioni i tij mbetet Shqipëria, me ndryshimin e vetëm që ndërron qytet dhe kategori.

KARRIERA – Sebastian la Torre ka lindur në Lima më 29 shtator 1998. Të gjithë karrierën e tij e ka në Peru. Si profesionist për herë të parë ka luajtur me EGB në sezoni 2014-2015, për të kaluar më tej në skuadra si Akademia Kantolao, Sezar Vajeho, Çavelines Zhuniors, Alianza Atletiko, Union Komerço, Union Huaral dhe Universidad San Martin. Përpara se të transferohej te Kukësi, ka luajtur edhe te Santos në Ligën e Dytë të Perusë. Tashmë do të provojë aventurën e dytë në Shqipëri, duke mbajtur veshur fanellën e Flamurtarit.

MERKATO – Me Sebastian la Torren, shkon në katër numri i afrimeve te Flamurtari. Vlonjatët kanë marrë më herë emra si Idriz Batha, Arton Podrimcaku dhe Gersi Diamanti. Gazeta mëson se klubi nuk e kanë mbyllur akoma merkaton. Trajneri Dritan Resuli ka shprehur pëlqimin e tij për afrimin e një mbrojtësi, ndërsa po punohet në këtë drejtim. Por nëse ka ndonjë element cilësor në mesfushë, do të pranohet.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"