EKSKLUZIVE/ E papritur te Laçi! Skerdi Bejzade u jep lamtumirën kurbinasve pas një muaji

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2023 | 23:57

EKSKLUZIVE/ E papritur te Laçi! Skerdi Bejzade u jep lamtumirën kurbinasve pas një muaji

Një tjetër ndryshim në pankinat e Superiores. Skerdi Bejzade i ka dhënë sot lamtumirën klubit të Laçit, duke ndërprerë bashkëpunimin me kurbinasit pas vetëm pak javësh.

bejzade

Ish-sulmuesi i njohur firmosi me kurbinasit pikërisht më 29 gusht, duke marrë drejtimin e skuadrës nga e cila ishte larguar pas javës së parë të kampionatit. Por edhe pse ai arrit të kthente përsëri Laçin te paraqitjet e mira, duke siguruar fitore me Teutën e Vllazninë, pas humbjes së fundit ndaj Dinamos ka ardhur vendimi për t’i dhënë lamtumirën kurbinasve.

“Panorama Sport” ka mwsuar se Bejzade ka lajmëruar sot presidentin Pashk Laska dhe palët janë ndarë në mirëkuptim me njëra-tjetrën. Një vendim që tashmë sjell përsëri kaos te Laçi, i cili duhet të gjejë një trajner të ri për vijimin e sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"