EKSKLUZIVE/ E kërkon edhe Tirana, Etien Tare i jep përgjigje Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2023 | 23:25

EKSKLUZIVE/ E kërkon edhe Tirana, Etien Tare i jep përgjigje Partizanit

Edhe nëse Skuka qëndron, Partizani është në kërkim të një sulmuesi qendre, që do të ishte alternativë e vlefshme për një sezon të gjatë.

etien tare

“Panorama Sport” mëson se Etien Tare, djali i Igli Tares, ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar te Partizani.

19-vjeçari shihet si një lojtar interesant dhe premton shumë, teksa aktualisht është pjesë e Rapidit të Vienës, ku aktivizohet më së shumti me ekipin e dytë.

Babai i tij, njëkohësisht drejtor sportiv i Lacios, ka qenë dakord me këtë transferim, por ka qenë vetë Etieni, i cili ka anuluar gjithçka, të paktën për momentin.

Nga ana tjetër, gazeta mëson se për shërbimet e tij është vënë në lëvizje Tirana, që e vlerëson mjaft qendërsulmuesin dhe është gati ta afrojë në huazim 6-mujor, për ta bërë përfundimisht të vetin në verë, kur i skadon kontrata me austriakët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"