EKSKLUZIVE/ E ardhmja e lojtarëve të Kamzës, FSHF jep shpresë: Do shikojmë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2019 | 23:15

EKSKLUZIVE/ E ardhmja e lojtarëve të Kamzës, FSHF jep shpresë: Do shikojmë…

Kampionati është në vijim dhe të tjerë kampionate europiane nuk kanë nisur ende. Në mungesë të një precedenti të tillë në vendin tonë, institucioni i futbollit është ende i paqartë se çfarë mund të ndodhë me lojtarët e federuar për këtë sezon me skuadrën e Kamzës.

lysien nurishmi

Megjithatë, për “Panorama Sport”, shefi i Sektorit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije se institucioni i futbollit në vend do të bëjë lëvizjen e tij referuar këtyre futbollistëve. I kontaktuar nga gazeta, Lysjen Nurishmi tregoi se do të ketë një komunikim zyrtar me FIFA-n dhe zyrtarë apo juristë të saj, për të parë nëse ekzistojnë mundësi manovrimi. “Do të shikojmë rregulloren për statusin e lojtarit dhe do të konsultohemi me FIFA-n se çfarë mund të bëjmë në këtë situatë”, u shpreh Nurishmi për “Panorama Sport”. Me përjashtimin e skuadrës nga çdo aktivitet, atëherë futbollistët e Kamzës aktualisht nuk kanë asnjë mundësi aktivizimi në futbollin shqiptar. Kamza është përjashtuar edhe nga Kupa e Shqipërisë, ndaj pritet vetëm nëse do të ketë një zgjidhje nga FIFA. Një ide mund të jetë nëse do të lejohet hapja e merkatos tranzitore për një afat të caktuar që futbollistët të kenë mundësi federimi në skuadrat shqiptare. Në rast të kundërt, pra, moslejimi të një zgjidhjeje të tillë emergjente, atëherë mundësi mbeten vetëm kampionatet nordike, në Kazakistan apo në vendet aziatike ku nisin edicionet e reja dhe merkato e transferimeve është ende e hapur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"