EKSKLUZIVE/ Bie alarmi për Shkurtajn, rikthimi varet nga…Marijana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 9:12

EKSKLUZIVE/ Bie alarmi për Shkurtajn, rikthimi varet nga…Marijana

Vasil Shkurtaj merr një lajm të mirë nga mjekët pas dëmtimit në ndeshjen e Kupës ndaj Teutës. Pas kontrollit të specializuar, ka rezultuar se sulmuesi ka pësuar një tërheqje muskulore të gradës së parë në kofshën e djathtë. Ankthi ka kaluar, pasi nëse dëmtimi do të ishte më i rëndë, atëherë mund të quhej sezon i mbyllur për sulmuesin.
Shkurtaj5
Mësohet se me një terapi intensive Shkurtaj mund të bëhet gati pas 10 ditësh. Por, te Kukësi nuk duan që t’ua lënë gjithçka kushteve që mund të kenë në Shqipëri për të rehabilituar sulmuesin. Klubi dëshiron që ta ketë bomberin në fushë sa më shpejt dhe zgjidhja duket se do të vijë nga Serbia, aty ku në Beograd ndodhet fizioterapistja me famë botërore, Marijana Kovaçeviç. Kjo e fundit, falë metodave që përdor, është në gjendje të riaftësojë një futbollist me tërheqje të gradës së parë në kofshë për vetëm 4 ditë terapi intensive.
239920_30-marijana-kovacevic01_f
“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime pranë lojtarit dhe klubit kuksian se është rënë dakord që Shkurtaj të udhëtojë drejt Serbisë për t’iu nënshtruar një terapie intensive, që pritet ta kthejë në fushë, pikërisht në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës ndaj Teutës, më 15 korrik në Durrës. Por, nuk është çudi që sulmuesi të jetë në fushë që më 11 korrik, kur verilindorët luajnë për kampionat, sërish kundër durrsakëve. Enigmë mbetet mënyra e udhëtimit të Shkurtajt në Serbi, për shkak të rregullave që kanë të bëjnë me hyrje daljet për shtetasit e huaj në këtë kohë pandemie. Nëse udhëtimi kryhet me sukses, i bie që kostoja e rehabilitimit të sulmuesit të shkojë rreth 3 mijë euro.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"