“Egnatia tregoi se është disa hapa para kundërshtarëve”, analiza e Starovës: Shehi me dhimbje koke për formacionin, por është humbje kohe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 20:04

“Egnatia tregoi se është disa hapa para kundërshtarëve”, analiza e Starovës: Shehi me dhimbje koke për formacionin, por është humbje kohe

Sulejman Starova është i sigurt se ndeshja e sotme mes Egnatias dhe Partizanit, tregoi qartësisht pse rrogozhinasit janë para skuadrave të tjera, ndërsa Shehi nuk ka ende garanci nga lojtarët e stolit.

bandicam 2024-04-14 17-30-40-053

“Egnatia blindon vendin e parë, që e ka merituar deri sot. Pas kësaj prove gjenerale tregon se është disa hapa para kundërshtarëve të tjerë.

Ishte një ndeshje tërheqëse që i kishte të gjitha brenda përfshi edhe shumë gabime sidomos në mbrojtje të të dy skuadrave. E nis me disa gabime Egnatia por nuk e pëson ndërsa është Partizani që e pëson nga gabimet në mbrojtje. Komplet krahu i djathtë, Zekolli e Keko, dy lojtarë që vijnë nga stoli. Ndryshe nga Egnatia ku lojtarët e stolit nuk kanë dallime me titullarët. Egnatia reagon mirë se nuk ndëshkohet nga gabimet dhe ka një kronikë më të pasur. Në të dytën e nis Egnatia me rast goli, ka periudhë të gjatë që luan më mirë dhe krijon raste. Partizani fillon e përgjigjet me ndryshimet, bën golin me sukses dhe nis të bëjë emocionuese lojën deri në fund te shtesa.

Egnatia bën diferencën sepse me gjithë këto mungesa lojtarësh titullarë, qoftë Xhemajli apo Spahiu, Egnatia e bën që të gjithë lojtarët  e tjerë, duke filluar nga Zejnullai apo Rama, çoji ku të duash se nuk bëjnë ndryshimin nga titullarët. Ky është në avantazh i ndjeshëm i Egnatias me të gjitha skuadrat e tjera. Ka skuadër të plotësuar e dubluar postet. Ndryshe Partizani ku nuk luan Hadroj e ka probleme. Tregon se ata që vijnë nga stoli e bëjnë me dhimbje koke trajnerin Shehi që kërkon formacionin për “Final Four”. Edhe pse Shehi është në kërkim për të zëvendësuar disa emra me lojtarë më të mirë, ata të stolit nuk i japin përgjigje pozitive dhe është humbje kohe e do i kthehet përsëri të njëjtëve”, tha Starova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"