Edmond Kapllani mban rekordin e eliminatoreve për Kombëtaren, a do e arrijë Bajrami kësaj radhe?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2023 | 15:26

Edmond Kapllani mban rekordin e eliminatoreve për Kombëtaren, a do e arrijë Bajrami kësaj radhe?

Edmond Kapllani ka debutuar me ekipin kombëtar shqiptar në vitin 2004 dhe kontribuoi deri në vitin 2014.

kapllani festgoli

Sulmuesi që luajtur më së shumti në Gjermani, mban një rekord me fanellën kuqezi. Kapllani ka arritur që të shënojë brenda një fushate kualifikuese të Europianit 5 gola. Këtë gjë e ka bërë gjatë eliminatoreve të Europianit 2008, ku ka shënuar 3 herë ndaj Luksemburgut, një herë ndaj Bjellorusisë dhe një ndaj Rumanisë.

Mbetet për të parë nëse do e ruaj edhe këtë vit rekordin ish-sulmuesi, ku më i mundëshmi për ta arritur ose kaluar është Nedim Bajrami, që ka realizuar 3 gola në eliminatoret e tanishme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"