Ecuria negative në kampionat, aksioneri jep dorëheqjen nga klubi juglindor…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2019 | 15:56

Ecuria negative në kampionat, aksioneri jep dorëheqjen nga klubi juglindor…

Humbja në derbin ndaj Devollit ka rezultuar fatale për Maliqin që e sheh veten në vendin e tretë me një diferencë të konsiderueshme pikësh nga 2 vendet e para.

Maliqi fitore

Aksioneri Spartak Meraku ka dhënë dorëqjen nga klubi juglindor dhe nuk do të jetë më pjesë e Maliqit. Shkak për këtë vendim është bërë ecuria negative e skuadrës, e cila ka dalë jashtë objektivave.

Kujtojmë që në 3 ndeshjet e fundit në kampionat, Maliqi ka regjistruar 2 humbje dhe 1 fitore, duke zhgjënjyer drejtuesit. Meraku iu bashkua maliqarëve në merkaton e janarit, po aventura e tij në këtë klub ka zgjatur vetë 3 ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"