“E treguam edhe ndaj Tiranës që luajmë futboll”, Josa pas fitores në Korçë: Barazimi nuk ishte i vlefshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2023 | 19:26

“E treguam edhe ndaj Tiranës që luajmë futboll”, Josa pas fitores në Korçë: Barazimi nuk ishte i vlefshëm

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, është shfaqur i kënaqur me tre pikët që fitoi skuadra e tij në ndeshjen ndaj Skënderbeut.

josa

“Nuk është se po kalonim një situatë të keqe. Skuadra tregoi edhe ndaj Tiranës që luajti futboll. Sot dominoi vendosmëria e ekipit, ngjeshmëria dhe mënyra se si skuadra kërkoi që të ruante rezultatin.

Pikët duhen, sepse barazimi nuk është një gjë e vlefshme për një skuadër, sidomos për ngjeshjen që kanë skuadrat në këto momente. Mund të them se ishin tre pikë shumë të vlefshme që na japin prioritet për të vazhduar përpara për ndeshjen e fundit që kemi.

Këtë skemë e përdorëm edhe ndaj Tiranës, në sulm me Sobouejll e Myrtën, do të sillte ngjeshje më të madhe në mesin e fushës, sidomos kur zotëronte topin kundërshtari. Kjo ishte një zgjidhje që na dha një farë prioriteti. Pastaj si zhvillohet loja, janë të gjtiha kushtet e saj, mënyra se si sulmon kundërshtari, se në pjesën e parë na vuri në vështirësi 2-3 herë”, tha Josa për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"