E quajnë komunist, por transferimi i Sadikut te Legia theu rekordin e futbollit polak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2017 | 21:53

E quajnë komunist, por transferimi i Sadikut te Legia theu rekordin e futbollit polak

Transferimi i sulmuesit Armando Sadiku në Poloni te Legia e Varshavës nuk është pritur edhe aq mirë nga mediat vendase teksa njëri prej portaleve i ka kushtuar një shkrim duke e cilësuar si person me bindje komuniste.

sadiku

Megjithatë, futbollisti nga Elbasani ka thyer një rekord në futbollin polak. Deri para këtij transferimi, asnjë klub nga Polonia nuk kishte paguar më shumë se 1 milion euro për blerjen e kartonit të një futbollisti.

Legia e Varshavës i pagoi plot 1.5 milionë euro Zyrihut për të bërë pjesë të skuadrës sulmuesin e kombëtares shqiptare, ndërkohë që rekordi i mëparshëm mbahej bashkërisht nga Legia dhe Leh Poznani, teksa kishin blerë përkatësisht nga 1 milion euro Ivica Vrdoljak dhe Rafal Muravski.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"