E pabesueshme por e vërtetë! Firma e lojtarit të Liverpulit në Arabi drejt dështimit për shkak të… qenve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2023 | 22:04

E pabesueshme por e vërtetë! Firma e lojtarit të Liverpulit në Arabi drejt dështimit për shkak të… qenve

Mesfushori brazilian i Liverpulit, Fabinjo, është një nga emrat e destinuar për t’u transferuar në Arabinë Saudite. Por firma e tij me klubet arabe, më saktësisht me Al Itihad me të cilin ka një akord, është në rrezik për shkak të qenve të tij.

sdsdsdfsdfsdfsfd

Futbollisti dëshiron që të transferohet në Arabinë Saudite bashkë me familjen e tij, përfshirë këtu edhe qentë që mban në shtëpi. Fabinjo ka dy qen të racës bulldog francez dhe me sa duket, të këtij lloji nuk lejohen në Arabinë Sauditë.

Ata cilësohen si qen të rrezikshëm, njëlloj si qen të racave rotvajler apo pitbuull, ndaj nuk lejohen në vendin saudit. Si rrjedhojë, klubi i Al Itihad, përveç lejes për të transferuar futbollistin, po mundohet që të marrë në autoritetet përkatëse një leje speciale edhe për qentë e tij, pasi përndryshe rrezikon që Fabinjo të bëjë prapakthehu dhe të anulojë akordin mes palëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"