E kryer/ Akord për shifrën 105 milionë euro, ylli i Dortmundit do të transferohet tek Mançester Junajtid pas përfundimit të EURO 2020

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2021 | 14:23

E kryer/ Akord për shifrën 105 milionë euro, ylli i Dortmundit do të transferohet tek Mançester Junajtid pas përfundimit të EURO 2020

Gjithçka e kryer, Xhadon Sanço do të transferohet tek skuadra e Mançester Junajtid.

sanco 1

Sipas asaj që raporton prestigjiozja britanike “The Sun”, sulmuesi britanik do të rikthehet në Mançester, kësaj rradhe tek “djajtë e kuq” të Junajtid pas Kampionatit Europian ku do të bëhet dhe zyrtarizimi si lojtari i ri i tyre.

Junajtid ka arritur akordin me një shifër të çmendur prej 105 milionë eurosh dhe një kontratë 4-vjeçare ku sulmuesi 21-vjeçar do të përfitojë rreth 400.000 euro në javë. Në këtë sezon Sanço me fanellën e Dortmundit është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 38 ndeshje nga ku ka realizuar 15 gola dhe ka dhuruar 20 asist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"