E konfirmon menaxheri: Zidanin nuk e tërheq Junajtid, e shoh te Juvja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2018 | 12:38

E konfirmon menaxheri: Zidanin nuk e tërheq Junajtid, e shoh te Juvja…

Nëse Masimiliano Alegri vendos që të largohet nga Juventusi, atëherë Zinedin Zidan do të ishte më shumë sesa gati që të ulej në pankinën e skuadrës, për të cilën ka luajtur për pesë sezon (1996-2001). Por ndërkohë, për ata tifozë të “Djajve të kuq” që shpresonin ta shihnin në skuadrën e tyre francezin, si pasardhës të Zhoze Murinjos, shpresat e tyre janë shuar që në start. Këtë e konfirmon menaxheri i “Zizusë”, Alen Miljaço, i cili në një deklaratë për “Journal de Dimanche” thekson:

zidane

“Kemi biseduar me Zidanin mbi mundësinë për të drejtuar një klub në Premier Ligë, por klienti ka hedhur poshtë çdo hipotezë, sepse futbolli në ishull nuk i përshtatet stilit të tij. Po Juventusi? Ah, këtu ndryshon biseda. Mund të ndodhë, sepse Zidan ka një histori të fortë që lidhet me këtë klub dhe pa dyshim që në këtë rast gjithçka mund të ndodhte.

Në të njëjtën kohë, ai mund të pranonte edhe një klub tjetër që i ka mbetur në zemër. Edhe sikur të bëhej fjalë për një skuadër të vogël, por gjithmonë nëse do të kishte një projekt ambicioz”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"