“E kanë mendjen vetëm tek paratë”, Kuman sulmon ashpër UEFA-n: Nuk shqetësohen për lojtarët që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2021 | 15:59

“E kanë mendjen vetëm tek paratë”, Kuman sulmon ashpër UEFA-n: Nuk shqetësohen për lojtarët që…

Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman në konferencën për shtyp para sfidës së nesërme ndaj Getafes, gjeti rastin të komentonte dhe krijimin e Super Ligës së re, teksa sulmoi ashpër UEFA-n duke thënë se e kanë mendjen vetëm tek paratë.

kuman

Kuman e nisi fjalën e tij mbi një status të mbrojtësit të Barcelonës, Zherard Pike, i cili shprehej se futbolli i përket fansave.

“Unë nuk dua të flas shumë për këtë çështje, por jam dakord me fjalët  e Pikes. Ka lojtarë që kanë luajtur një numër të jashtëzakonshëm ndeshjesh.

Flitet për Superligën, Ligën e Kampionëve, por UEFA injoron lojtarët që luajnë kaq shumë ndeshje.

Vetëm paratë kanë rëndësi për ta. Shikoni oraret për këtë sezon, nesër do të luajmë në orën 10 të darkës”, u shpreh Kuman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"