“E dyta radhazi që e pësojmë në shtesë”, trajneri Martini nuk fshihet: Dua vendin e katërt, as nuk e mendoj mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2023 | 19:36

“E dyta radhazi që e pësojmë në shtesë”, trajneri Martini nuk fshihet: Dua vendin e katërt, as nuk e mendoj mbijetesën

Edi Martini, trajneri i Teutës, është i bindur se ka një skuadër që lufton për të hyrë mes katër të parave në renditje dhe të luftojë për Europën. Por ai nuk e ka fshehur zhgënjimin për faktin se ekipi po lë pikë të rëndësishme rrugës me gola të pësuar në minutat shtesë, siç ndodhi në dy ndeshjet e fundit.

bandicam 2023-11-05 19-17-07-521

“Të vjen keq sepse është ndeshja e dytë, edhe me Partizanin e pësuam në sekondat e fundit ashtu si sot. Djemtë bënë sakrifica, por më pas bënë atë gabim dhe e pësuan. Normalisht të vjen keq se djemtë luftuan e dhanë maksimumin.

Pjesa e parë foli për ne, e dyta për Laçin më shumë se u kthyem mbrapa. Kjo se na duhej rezultati, na duheshin tre pikë me patjetër. Por kështu e ka futbolli, në momentet e fundit, një mungesë përqendrimi ku nuk larguam një top, e pëson dhe të vjen keq.

Portieri është ai që na ka shpëtuar në ndeshje të tjera, është djalë i ri, normale që do të gabojë edhe ai. Më shqetëson që topi ishte në këmbën tonë, në vend që të pastrohet zona, e fusim topin në lojë. Edhe era ndikoi. Ikën 2 pikë dhe është gjynah, se në këtë moment më të rëndësishme janë pikët se të japin qetësi e vazhdimësi. Kjo është e rëndësishme dhe më vjen keq për djemtë.

Bëmë dy ndërrime të detyruara. Normalisht kishim dy mesfushorë qendre, Çejkun e Perloshin, duhej unë të kisha guxim e ndërroja ndonjë e të lija pushim mesfushorët titullarë. Por meqë nuk kanë minuta e nuk kanë luajtur, në këto momente të fundit përgjegjësia është e madhe, mund të gabojnë e nuk i fiton për të ardhmen. Kisha dy mesfushorë qendre ku njërin mund ta përdorja sot.

Ndryshimi nga vjet? E para e punës arrita ta shpëtoja, por ne nuk arritëm të hynim në Europë, e pësuam në ndeshjen e fundit. Edhe sot unë mendoj për vendin e katërt. E kam thënë që në fillim dhe vazhdoj të këmbëngul që vendi i katërt duhet të bëhet i joni. Por kur pëson në minutat shtesë, nuk ka të bëjë me kontingjentin e lojtarëve por me fatin e ndeshjeve të fundit që nuk na do. Mua vjet më vjen keq që nuk arrita në Europë, unë dua vendin e katërt, kjo me shqetëson që mos na ikin pikët, nuk e mendoj fare mbijetesën”, tha Martini për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"