“E dija që do të ishte e vështirë te Barça” Grizman mesazh Valverdes: Më pëlqen të luaj në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 13:42

“E dija që do të ishte e vështirë te Barça” Grizman mesazh Valverdes: Më pëlqen të luaj në…

Antuan Grizman u transferua me shumë bujë te Bracelona në merkaton e verës, megjithatë nuk po tregon një formë shumë të mirë te ky ekip.grizman

Një nga arsyet pse francezi nuk po tregon paraqitje të mira me katalanasit, është edhe pozicioni ku ai aktivizohet nga trajneri. Valverde e aktivizon futbollistin në krahun e majtë të sulmit, një pozicion që lojtari duket se nuk po përshtatet dot.

Diçka të tillë e ka pranuar edhe vetë sulmuesi, i cili në një intervistë të dhënë është shprehur se i pëlqen të luajë në majën e sulmit. “ E kam më mirë të luaj në qendër të sulmit. Aty përshtatem më mirë dhe orientohem lehtë.Grizman

Kam luajtur në atë pozicion për shumë vite dhe besoj se aty mund të tregoj të gjitha cilësitë e mia. Megjithatë ajo që duhet të bëj tani është të përshtatem me lojën e Barçës. Unë po mësoj shumë, e kam ditur që në fillim se në këtë ekip do të ishte shumë e vështirë.”, u shpreh Grizman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"