E BUJSHME/ Guardiola mendon shkëmbimin Lautaro-Aguero

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2020 | 17:34

E BUJSHME/ Guardiola mendon shkëmbimin Lautaro-Aguero

Lautaro Martinez tek Mançester Siti dhe Aguero tek Interi. Ky është shkëmbimi i bujshëm që po qarkullon në mediat e ndryshme angleze. 

lautaroaguero

Aguero i cili është në skadencë kontrate në qershor është shumë pranë Interit, dhe Guardiola që po përgatitet mos ta humbasë me parametra zero sulmuesin argjentinas kërkon me ngulm shkëmbimin me sulmuesin Lautaro Martinez i cili nuk do dilte kundër një transferimi të mundshëm të tij në Mançester.

https___sempreinter.com_wp-content_uploads_2020_09_lautaro-martinez-scaled-e1601156885932

Nuk dihet nëse Interi do të ishte dakord për këtë shkëmbim pasi klauzola e Martinez varion tek 111 milionë euro dhe që klubi nga Milano nuk do mund të privohet pa përfituar “cash” këtë shumë. Nëse nuk arrihet dot tek 23-vjeçari zikaltër, atëherë alternativë e “qytetarëve” është Daka i Salzburgut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"