Dyzimet dhe paqartësitë për apelimin e Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2019 | 18:52

Dyzimet dhe paqartësitë për apelimin e Kamzës

Kamza nuk ka luajtur më në Superiore që nga ndeshja e 3 marsit, ku barazuan 1-1 në shtëpi me Laçin. Penalltia e akorduar nga gjyqtari Eldorian Hamiti në minutën e 95-të, bëri që në përfundim të ndeshjes të shpërthente dufi i kamazlinjëve ndaj arbitrit lezhjan.

Dhuna ne kamze eldorjan hamiti qarri

Pas dhunës në atë takim, Komisioni i Disiplinës mori një vendim të ashpër dhe të paparë më herët në Shqipëri. Kamza u përjashtua nga aktivitetet, si dhe sezonin e ri do ta nisë dy kategori më poshtë, në të Dytën. Nuk munguan edhe dënimet e ashpra për drejtuesit, por ata që e paguan më shtrenjtë, ishin lojtarët e skuadrës, që ndonëse ishin të pafajshëm, mbeten mes katër rrugëve.

Sa i përket së ardhmes, ka shumë dyzime dhe paqartësi, pasi në kampin kamzali thuhet se e kanë apeluar vendimin e Disiplinës dhe mbeten në pritje. Por, në FSHF mbizotëron tjetër opinion, ku, sipas tyre, Kamza nuk e ka apeluar vendimin e Komisionit të Disiplinës, ndaj nuk ka pasur edhe shqyrtim nga Komisioni i Apelit.

Në këto kushte, nuk pritet ndonjë e ardhme ndryshe për Kamzën dhe edhe të pafajshmit, lojtarët, janë dorëzuar, pasi jo vetëm klubi, por edhe federata i ka braktisur, kështu që ata po stërviten individualisht dhe mbeten në pritje të hapjes së merkatos së verës për të gjetur një destinacion të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"