“Dy vendet e para na i lejon matematika, por jo logjika”, Arbëri pas disfatës në Lushnje: Jam i kënaqur nga lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2024 | 15:42

“Dy vendet e para na i lejon matematika, por jo logjika”, Arbëri pas disfatës në Lushnje: Jam i kënaqur nga lojtarët

Vora u mposht nga Lushnja në transfertë me rezultatin 2-1, në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë. trajneri i Vorës, Klodian Arbëri u shpreh se ishte i lumtur nga ekipi i tij dhe se kishin shanse që të barazonin sfidën edhe pse me 2 lojtarë më pak.

arberi

“E nisëm mirë ndeshjen. Pastaj episodi me të kuq i portierit ndryshoi situatat. Rrezikuam dhe madje e ndëshkuam kundërshtarin. Pastaj bie gjendja fizike.

Lushnja kishte raste sepse vetë ekipi kundërshtar të jep raste. Edhe ne ndryshuam modul loje, por jam i kënaqur nga lojtarët.

Ishte momenti, fillimi i lojës që e nisëm shumë mirë. Në momentin që ishim me lojtarë mangët, ndryshoi moduli. Episodi me një lojtar më pak ndikon, bie niveli. Pastaj kishim episode për të shënuar dhe për të barazuar ndeshjen.

Matematika nuk na e heq të drejtën, por logjika po. Por te “play off”-i e mira është që ndeshjen e parë ta kemi brenda. Por ndeshje ka akoma dhe të shohim para”, tha Arbëri për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"