Dy rikthime titullarësh te Lushnja, Preknicaj piketon golin dhe fitoren ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 15:44

Dy rikthime titullarësh te Lushnja, Preknicaj piketon golin dhe fitoren ndaj Bylisit

Lushnjarët vijojnë të përgatisin ndeshjen e radhës me Bylisin, që do ta luajnë të shtunën në “Roza Haxhiu”, në orën 15:00. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani po përgatitet për t’u rikthyer te fitorja.

preknicaj lushnja

Në një prononcim për “Panorama Sport” sulmuesi i Lushnjës, Kristjan Preknicaj u shpreh: “Ndeshja e radhës është shumë e rëndësishme për ne. Do të zbresim në fushën për të marrë pikët maksimale. Ne mundohemi të bëjmë gjithçka që trajneri kërkon nga ne në stërvitje. Jemi shumë të motivuar për ta përgatitur sa më mirë Bylisin dhe kemi vlerësuar çdo seancë stërvitore.

E dimë që ndeshjet e mbetura janë të gjitha finale për ne, kështu që duke i marrë me radhë synojmë të bëjmë më të mirën në çdo sfidë. Në Elbasan patëm disa mungesa, por ndaj Bylisit na rikthehen lojtarë të rëndësishëm dhe kjo na jep shumë besim. Këtë sfidë duam ta mbyllim në favorin tonë. Shpresoj që të jap kontributin tim dhe ta arrijmë këtë”. Te Lushnja rikthehen portieri Haremi dhe mesfushori Sulovari, pas skualifikimit njëjavor. Lushnjarët do të jenë më të plotë për sfidën me Bylisin.

ALBAN ALUSHI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"