Dy rikthime dhe një mungesë te Teuta, Martini buzëqesh para Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2021 | 19:32

Dy rikthime dhe një mungesë te Teuta, Martini buzëqesh para Vllaznisë

Teuta do presë Vllazninë nesër në orën 16:00. Ndeshja e javës së 22-të në Superligë sheh Edi Martinin kundër skuadrës së qytetit të tij.

teuta (1)

Për këtë sfidë delikate për “djemtë e detit”, kreu i pankinës nuk do të ketë të gatshëm mesfushorin Erando Karabeci, i cili me kartonin e verdhë të marrë kundër Kukësit, do të humbasë ndeshjen ndaj kryesuesve të kampionatit.

Situata te Teuta sa i takon gjendjes së lojtarëve, duket mjaft e mirë, teksa me bregdetarët është bashkuar edhe sulmuesi Sebino Plaku. Sulmuesi veteran nuk ka luajtur asnjë ndeshje për shkak të problemeve fizike, por tashmë është rikuperuar dhe do të jetë një alternativë e shtuar për trajnerin Martini.

Gjithashtu, edhe mbrojtësi i majtë Aleksandros Kouros, i cili mungoi kundër Kukësit për shkak kartonësh do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Vllazninë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"