Dy rikthime “big” për Gvozdenoviç, Skënderbeu gati për Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2024 | 12:26

Dy rikthime “big” për Gvozdenoviç, Skënderbeu gati për Kukësin

Një ekip të plotë do të ketë në dispozicion trajneri i Skënderbeut Ivan Gvozdenoviç për ndeshjen e radhës në shtëpi përballë Kukësit.

GFHJGJGJ

Në këtë takim do të kthehen nga pezullimi portieri Marko Alia dhe mbrojtësi i majtë Klevis Shaqe. Ndërkohë, nga ana tjetër Rabiu e Ramos janë gati. Të paktën për momentin e vetmja pikëpyetje është ajo e mungesës së Rei Pecanit që ka pasur probleme fizike në dy ndeshjet e fundit. Por, djaloshi korçar është bashkuar me grupin dhe po tregon se e ka lënë pas ngërçin fizik.

Në kushte të tilla për sfidën ndaj Kukësit, trajneri do të ketë më në fund një ekip të plotë dhe për rrjedhojë mundësi për të zgjedhur formacionin fillestar me elementët më të mirë që ka. Tani mbetet të shihet nëse Gvozdenoviç do t’i rikthehet formacionit “tradicional” të këtij sezoni, apo do të bëjë sërish surprizë në reshtim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"