Dy mungesa ndaj Teutës, Kastrioti mobilizohet për durrsakët. Luhet vetëm për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2019 | 17:44

Dy mungesa ndaj Teutës, Kastrioti mobilizohet për durrsakët. Luhet vetëm për fitore

Pika e marrë ndaj Tiranës e mban sërish Kastriotin në garën për mbijetesë dhe java në vazhdim është sërish një javë që mund të vendosë shumë për fatet e sezonit. Krutanët tashmë nuk e kanë në dorën e tyre fatin e sezonit, por qëndrimi i tyre në kategori varet nga të tjerët.

kastrioti

Kështu, ditën e djeshme skuadra zbriti në fushë për të nisur përgatitjet anti-Teuta. Atmosfera ishte e mirë dhe nuk u pa ndonjë pesimizëm, përkundrazi “hyzmeti” do t’u bëhet në maksimum të dyja ndeshjeve të mbetura, dhe nëse fati është në anën e tyre, edhe mund të shpëtojnë, gjithmonë nëse do të arrijnë t’i fitojnë të dyja takimet e mbetura dhe Tirana do të ndalet në njërin prej dy ndeshjeve të saj.

ANALIZA

Të pranishëm në seancën e djeshme stërvitore, ishin edhe drejtuesit më të lartë të klubit, si presidenti Alban Vogli dhe drejtori Gazmend Vogli. Në prani të tyre u zhvillua edhe analiza e postndeshjes me Tiranën, ku fillimisht skuadra u përgëzua për lojën e zhvilluar, por njëkohësisht u lanë edhe porositë e zakonshme për impenjim maksimal për sfidën e radhës ndaj Teutës, e cila do të zhvillohet në fundjavë.

Siç dihet, krutanët e kanë një mungesë të sigurt në përballjen me Teutën, dhe ajo është e sulmuesit Taulant Marku, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Për shkak dëmtimi, Arlind Kalaja pritet të mungojë edhe këtë javë. Ndërsa pjesa tjetër e grupi, pavarësisht shqetësimeve të shfaqura pas ndeshjes me Tiranën, do të jetë i plotë.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"