Duro në hall për sulmin, pas mungesës së Bushiçit. Pollozhani merr shiritin e kapitenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2017 | 18:02

Duro në hall për sulmin, pas mungesës së Bushiçit. Pollozhani merr shiritin e kapitenit

Me mungesën e Tomislav Bushiç për dy ndeshjet e fundit të këtij viti, trajneri Shpëtim Duro duhet të gjejë një zgjidhje emergjente në sulm për ndeshjen e radhës ndaj Laçit, por edhe për atë ndaj Kamzës. Kjo edhe për faktin se sulmuesi Danilo Alvesh nuk po arrin që të bindë teknikun, i cili, në thuajse çdo ndeshje, i tërheq vëmendjen për gabimet që bën.

Bushiç dhe Danilo Alvesh

Mosshënimi i golave nga ana e Alveshit po krijon shqetësim për teknikun. Në mungesë të Alveshit, Duro për ndeshjen me Laçin pritet që të bëjë edhe disa ndryshime në formacion. Gjasat janë që Bushiç në sulm të zëvendësohet me Kamaran, Hoxhën, Toungarën ose edhe me Hysenin. Këto janë skema që po studiohen nga trajneri, i cili pret gola nga të gjitha repartet.

Gjasat janë që, në mungesë të kroatit, shiritin e kapitenit në dy ndeshjet e mbetura ta mbajë Pollozhani edhe si lojtari më me eksperiencë në skuadër. Megjithatë, do të mbetet për t’u parë në momentin që skuadrat do të zbresin në fushë se çfarë vendimesh do të marrë trajneri kryeqytetas që drejton vlonjatët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"